Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar 7,498 hyrje dhe 2,126 dalje, ndërsa në Qafë Thanë 2,448 hyrje dhe 2,527 dalje. Shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe vende të tjera kanë nisur kthimin në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve dhe të afërmve të tyre. Si çdo vit, kjo periudhë karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e qarkullimit kufitar, pasi shumë qytetarë preferojnë ta festojnë fundvitin në vendlindje, duke shijuar traditat dhe atmosferën e ngrohtë festive që kjo kohë sjell.

