21.9 C
Pogradec
22.8 C
Korçë
22.3 C
Bilisht
21.4 C
Ersekë
22 C
Maliq
22.9 C
Liqenas
Sunday, May 31, 2026

Korça nën atmosferën e Krishtlindjes, mijra vizitorë mbushin qytetin…

- Advertisement -

Edhe këtë vit, në një atmosferë magjike, qyteti i Korçës po feston Krishtlindjet, një nga festat më të mëdha. Qytetarë të shumtë, vendas dhe të huaj, janë mbledhur për të festuar dhe për të kryer ritualet fetare në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku mesha e Krishtlindjeve u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani. Mesazhet e ditës së sotme përçojnë harmoni, dashuri dhe tolerancë midis njerëzve.

Pas përfundimit të meshës, qytetarët do të kthehen në banesat e tyre për të vazhduar festimet familjare për Krishtlindje. Ndërkohë, në 24 orët e fundit, është shënuar një rritje e ndjeshme e hyrjeve në doganën e Kapshticës, ku shumë qytetarë shqiptarë, që jetojnë në Greqi, kanë zgjedhur të festojnë Krishtlindjet në atdheun e tyre. Rekordi i hyrjeve u regjistrua një ditë më parë, me 7,498 shtetas që hynë në vend. Autoritetet doganore janë kujdesur të punojnë me kapacitete maksimale për të shmangur pritjet e gjata.

Gjatë këtyre ditëve, qyteti i Korçës, falë programit festiv dhe reshjeve të borës që zbukuruan qytetin mbrëmjen e djeshme, ka tërhequr një numër të madh vizitorësh. Ambientet akomoduese janë plotësisht të rezervuara, duke treguar interesin e lartë për festimet në këtë qytet. Mbrëmë, në darkën e Krishtlindjes, u mbajt një program artistik në qytet, ndërsa subjektet e hotelerisë dhe restorantet u kujdesën të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme me muzikë live për të kënaqur qytetarët dhe vizitorët.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit