-4.2 C
Pogradec
-6.5 C
Korçë
-6.1 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-8.5 C
Maliq
-5.3 C
Liqenas
Monday, January 13, 2025

Manastiri i Shën Naumit, qendër pelegrinazhi mbi 1100-vjeçare

- Advertisement -

Nga Andrea LlukaniManastiri i Shën Naumit është themeluar rreth vitit 900. Mbi portën e manastirit është një mozaik, i cili paraqet një bujk duke punuar tokën. Në njërën anë të parmendës ka një ka dhe në anën tjetër një ari. Kjo ka të bëjë me një mrekulli të Shën Naumit. Dikur bujku që lëronte arat e manastirit vjen e i thotë Shën Naumit se një ari i kishte ngrënë një ka dhe i kishte mbetur parmenda vetëm me një ka. Atëherë Shën Naumi pasi mblodhi gjithë bujqit u tha: -Ejani të shihni mrekullinë, që bën Zoti edhe me kafshët e egra. Nuk vonoi shumë dhe në anën e pendës që kishte mbetur bosh erdhi e hyri ariu. Bujku e lëroi tokën me parmendën ku qenë mprehur bashkë një ka dhe një ari. Në kohën që do të lërohej toka e manastitit ariu vinte dhe bujku e vinte në parmendë bashkë me kaun. Kjo ndodhi për tre vjet rresht, sepse më pas Shën Naumi e la të lirë ariun dhe kaun nuk e mprehu më në parmendë. Kjo mrekulli e shenjtit është fiksuar edhe në vulën e manastirit. Një parmendë me një ari dhe një ka duke lëruar tokën. Kisha e manastirit është bizantine e tipit në formë kryqi. Ikonastasi i kishës së Shën Naumit është punuar në vitin 1711. Në këtë vit janë pikturuar edhe ikonat e shenjta. Kjo vërtetohet nga një mbishkrim, i cili thotë: “Këto ikona janë pikturuar në kohën e të përndriturit dhe të shumënderuarit igumen zotit Gavril dhe bashkëudhëtarëve të tij kryemurgjve Hierofant dhe Theodhosia, nga dora e zografit Kostandin në vitin 1711”. Vite më vonë, më 1802, kisha e manastirit të Shën Naumit u dogj. Bashkë me kishën u dogj edhe arkivi e biblioteka. Manastiri arriti të rimëkëmbej falë aftësive të igumenit Stefan, i cili gëzonte simpatinë e Ali Pashë Tepelenës. Ky i fundit në shenjë mirënjohjeje kontribuoi me të holla për ndërtimin e kupolës, e cila mbulonte varrin e Shën Naumit. Igumeni Stefan siguroi fonde edhe për pikturimin e afreskeve të kishës. Në një mbishkrim thuhet që afresket janë punuar nga ikonografi Tërpo Zografi në vitin 1806. Manastiri i Shën Naumit, qendër pelegrinazhi mbi 1100-vjeçareManastiri i Shën Naumit është themeluar rreth vitit 900. Kisha e manastirit është bizantine e tipit në formë kryqi. Publikuar: 16.12.2023 – 20:22Share this…Share on facebookShare on pinterestShare on twitterShare on linkedinNga Andrea LlukaniManastiri i Shën Naumit është themeluar rreth vitit 900. Mbi portën e manastirit është një mozaik, i cili paraqet një bujk duke punuar tokën. Në njërën anë të parmendës ka një ka dhe në anën tjetër një ari. Kjo ka të bëjë me një mrekulli të Shën Naumit. Dikur bujku që lëronte arat e manastirit vjen e i thotë Shën Naumit se një ari i kishte ngrënë një ka dhe i kishte mbetur parmenda vetëm me një ka. Atëherë Shën Naumi pasi mblodhi gjithë bujqit u tha: -Ejani të shihni mrekullinë, që bën Zoti edhe me kafshët e egra. Nuk vonoi shumë dhe në anën e pendës që kishte mbetur bosh erdhi e hyri ariu. Bujku e lëroi tokën me parmendën ku qenë mprehur bashkë një ka dhe një ari. Në kohën që do të lërohej toka e manastitit ariu vinte dhe bujku e vinte në parmendë bashkë me kaun. Kjo ndodhi për tre vjet rresht, sepse më pas Shën Naumi e la të lirë ariun dhe kaun nuk e mprehu më në parmendë. Kjo mrekulli e shenjtit është fiksuar edhe në vulën e manastirit. Një parmendë me një ari dhe një ka duke lëruar tokën.Ndiq “TiranaDiplomat.com” në FacebookKisha e manastirit është bizantine e tipit në formë kryqi. Ikonastasi i kishës së Shën Naumit është punuar në vitin 1711. Në këtë vit janë pikturuar edhe ikonat e shenjta. Kjo vërtetohet nga një mbishkrim, i cili thotë: “Këto ikona janë pikturuar në kohën e të përndriturit dhe të shumënderuarit igumen zotit Gavril dhe bashkëudhëtarëve të tij kryemurgjve Hierofant dhe Theodhosia, nga dora e zografit Kostandin në vitin 1711”. Vite më vonë, më 1802, kisha e manastirit të Shën Naumit u dogj. Bashkë me kishën u dogj edhe arkivi e biblioteka. Manastiri arriti të rimëkëmbej falë aftësive të igumenit Stefan, i cili gëzonte simpatinë e Ali Pashë Tepelenës. Ky i fundit në shenjë mirënjohjeje kontribuoi me të holla për ndërtimin e kupolës, e cila mbulonte varrin e Shën Naumit. Igumeni Stefan siguroi fonde edhe për pikturimin e afreskeve të kishës. Në një mbishkrim thuhet që afresket janë punuar nga ikonografi Tërpo Zografi në vitin 1806.Në vitin 1818 është ndërtuar guzhina e manastirit. Pranë guzhinës me shpenzimet e Ismail beut nga Plasa u hap një pus, i cili furnizonte me ujë të pijshëm një çisternë pranë tij. Më 1819 u ndërtua furra e bukës, ndërsa në vitin 1828 me shpenzimet e fisit Ballamaçi u ndërtua një urë e gurtë mbi lumin Drin. Në urë qe vendosur edhe një pllakë e gurtë, ku qenë gdhendur motivet e legjendës “Shën Naumi dhe ariu”. Në një pllakë tjetër thuhej se ura qe ndërtuar me kontributin e vllehëve të fisit Ballamaçi, në vitin 1828. Në vitin 1865 manastirin e Shën Naumit e ka vizituar konsulli austriak Johan Hann, i cili ka lënë shënimet e tij. Hajati i manastirit është ndërtuar në vitin 1877 me fondet e besimtares Parashqevi Kota nga qyteti i Korçës. Në vitin 1878 u ndërtua kulla ku rrinin rojet e manastirit. Manastiri i Shën Naumit ka qenë nën mbrojtjen e Hysein begut.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit