Një mjet lundrues është konstatuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Liqenin e Pogradecit, ku dyshohej se po kryhej peshkim i paligjshëm. Sipas informacioneve paraprake, roja e peshkimit, Inspektoriati i Peshkimit dhe Policia e Kufirit i vunë pas mjetit lundrues, por nuk mundën ta ndalonin poseduesin, pasi ata e braktisën varkën dhe u larguan në drejtim të paditur.Për qëllim të këtij operacioni, deri tani janë sekuestruar 300 metra rrjetë peshkimi të paligjshme. Peshkimi do të vazhdojë të jetë i ndaluar deri në muajin mars, sipas urdhrit të ministrisë, për shkak të sezonit të shtimit të specieëve ujore.
OMP njofton: Gjatë kontrollit të ushtruar natën e kaluar në Liqenin e Ohrit, në zbatim të urdhrit të ndalimit të peshkimit, u bllokua një varkë me motor. Varka ishte pa autor, pasi pas ndjekjes nga rojet e peshkimit, personat e braktisën varkën në breg dhe u larguan. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar me spirancë në zona të ndryshme të liqenit në Tushemisht, u bllokuan rreth 300 metra rrjete peshkimi të paligjshme. Kontrolli u ushtrua në bashkëpunim me Inspektoriatin e Peshkimit dhe patrullën e Policisë së Kufirit. Kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë periudhës së ndalimit.