7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Tentohet të hakerohet web-i i Pogradeci Press. Vijojnë sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve në Pogradec… Normalizohet situata!

- Advertisement -

Reagim Publik
Të nderuar ndjekës të medias Pogradecipress.al!
Ditën e sotme web-i i medias Pogradecipress.al është tentuar të hakerohet nga individë apo grupe të panjohur individësh. Për disa orë serveri i web-it doli jashtë funksionit, duke krijuar kështu ndalim të punës dhe misionit për të informuar publikun. Sulme të tilla lidhen mbi informacionet dhe lajmet të cilat publikohen në këtë media online, që kanë për qëllim informimin e publikut pa censurë dhe pa kontroll politik.
Pogradeci Press është një platformë e cila ka investiguar dhe denoncuar qindra raste të korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve publike apo ngritjen e kauzave të ndryshme qytetare, në nivel lokal. Sulme të tilla janë tregues të saktësisë së informacioneve dhe mënyra për të ndaluar denoncimet në masë të pushtetarëve abuzues.
Redaksia e Pogradeci Press angazhohet pavarsisht çdo sulmi, të jetë në vazhdimësi në punë për të informuar opionionin publik, për çështje me rëndësi dhe interes për Pogradecin dhe Qarkun e Korçës, ku edhe në vazhdim do të sjellë denoncime të reja mbi çdo abuzim që kalon në kurizin e qytetarëve. Gjithashtu i bëhet thirrje individëve dhe grupeve që fshihen pas këtyre sulmeve, të ndërpresin çdo akt i cili cënon të drejtën për “Fjalën dhe median e lirë” dhe të mos bën pjesë e farsës së propagandës dhe veprimeve për dhunimin e fjalës së lirë, pasi redaksia nuk do tërhiqet nga asnjë denoncim dhe nuk do të bëhet pjesë e farsave mediatike, si mediat që tashmë kanë hyrë në vorbullën e tyre.

Redaksia
Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit