7.8 C
Pogradec
8 C
Korçë
7.1 C
Bilisht
7.3 C
Ersekë
7.3 C
Maliq
8.1 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Korça ndez dritat e festës, atmosfera magjike bën bashkë qindra qytetarë dhe turistë

- Advertisement -

Korça u shndërrua këtë fundjavë në epiqendrën e festimeve me festivalin e dritave për të mirëpritur festat e fundvitit. Në një numërim mbrapsht nga kori i babagjyshave të vegjël dhe pjesëmarrësve të shumtë, u ndezën njëkohësisht të gjitha dritat e qytetit, duke i dhënë Korçës një atmosferë magjike në muajin më të bukur të vitit.

Në pedonalen e qytetit, mijëra qytetarë festuan së bashku çeljen e festave, që do të kulmojë me natën e ndërrimit të viteve, ku padyshim Korça do të jetë e tejmbushur nga vizitorët. Fluksi i madh i turistëve, të cilët kishin rezervuar për të marrë pjesë në festivalin e dritave, u ndje edhe këtë fundjavë.

Entuziaste kanë qenë edhe vogëlushët, të cilëve u janë dedikuar kënde lojrash gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndërkohë, për turistët që kishin marrë rrugën për në Korçë, kjo atmosferë magjike nuk i kishte zhgënjyer.

Me një kalendar të pasur aktivitetesh për gjithë muajin, edhe këtë vit Korça padyshim do të jetë kryeqendra e festimeve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit