8.7 C
Pogradec
7.9 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
6.7 C
Ersekë
6.9 C
Maliq
9.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Në juglindje mbi 60 cm dëborë. Grupet e punës në terren për të kthyer energjinë elektrike në disa zona…

- Advertisement -

Juglindja nën pushtetin e dëborës, problematika me energjinë elektrike – mbi 4000 abonentë në qark nuk furnizohen me energji

Gjatë natës në juglindje kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet të lartë. Sipas informacioneve të marra deri më tani, në zonat malore mbi 1200 metra trashësia e dëborës varion nga 50 cm deri në 60 cm. Më konkretisht, në Dardhë trashësia ka arritur në 50 cm, por nuk ka probleme me qarkullimin pasi është bërë e mundur hapja e segmentit, megjithatë duhen goma dimërore. Në Voskopojë, trashësia ka arritur në 20 cm, por edhe në këtë fshat nuk ka probleme me qarkullimin.

Në zonat malore si Panariti, mësohet se në pikën e Mashkullorës dëbora ka arritur deri në 60 cm, dhe ndërhyrja me borëpastruese po vijon për të mbajtur rrugën të hapur. Në akset nacionale nuk raportohen problematika në qarkullim, të gjitha janë të kalueshme. Probleme janë paraqitur vetëm në rrugën e re të Ersekës, ku është ndaluar qarkullimi dhe për të shkuar drejt këtij qyteti duhet të përdoret rruga e vjetër.

Në juglindje, prej mbrëmjes së djeshme, janë shfaqur probleme edhe me energjinë elektrike. Sipas informacioneve:
• Në Vithkuq janë 6 abonentë pa energji, dhe 2 kabina me defekte në Brozdovec të Lekasit.
• Në zonën e Çervenakës në Gur të Kuq janë 12 abonentë pa energji, ndërsa në fiderin Podgozhan janë 160 abonentë pa energji.
• Në Pustec, rreth 570 abonentë janë pa energji elektrike, duke përfshirë Gorricën e Madhe, Gorricën e Vogël, Kallamasin dhe Gollombocin.
• Në Devoll situata është më e rëndë, me 3210 abonentë pa energji elektrike në të gjithë bashkinë.
• Në Dardhë, Mollas, Gjanç dhe Lavdar janë pa energji elektrike rreth 270 abonentë.
• Në Panarit janë 50 abonentë pa energji, ndërsa në Lozhan të Maliqit 100 abonentë.

Në total, në juglindje janë mbi 4000 abonentë pa energji elektrike. Grupet e punës ndodhen në terren për të riparuar defektet, por situata është e vështirë sidomos në zonat e thella malore për shkak të amortizimit të rrjetit, gjë që e vështirëson punën dhe zgjat kohën e mungesës së energjisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit