17.3 C
Pogradec
17.3 C
Korçë
16.8 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
16.4 C
Maliq
17.7 C
Liqenas
Monday, June 22, 2026

Rreshjet e dëborës vazhdojnë me intesitet të lartë, ja si paraqitet gjendja e rrugëve…

- Advertisement -

Reshjet e dëborës po vazhdojnë me intensitet të lartë në zonën juglindore. Në fshatin turistik të Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 15 cm, dhe lëvizja e automjeteve është e mundur vetëm me goma dimërore.

Ndërkohë, në akset kombëtare Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, dëbora ka arritur një trashësi prej 10 cm, ndërsa në Voskopojë kjo shifër shkon deri në 15 cm.

Pavarësisht se deri tani nuk janë raportuar pengesa në qarkullim, drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm. Reshjet pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë natës në rajonin juglindor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit