23 C
Pogradec
22.8 C
Korçë
22.3 C
Bilisht
22.4 C
Ersekë
22.2 C
Maliq
23.2 C
Liqenas
Friday, June 19, 2026

Pogradec/ Antikomunistët dhe demokratët homazhe dhe lule në varrezat e martirëve…

- Advertisement -

Të përndjekurit politikë dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ditën e sotme, kanë zhvilluar të veçanta kremtimet për 28 Nëntorin, ndryshe nga të majtët e Pogradecit, të cilët zhvilluan ceremoninë përpara bashkisë së Pogradecit. Demokratët kryen homazhe në varrezat e martirëve në Pogradec.

Kreu i Shoqatës Antikomuniste, Et’hem Fezollari, foli për gjendjen në të cilën ndodhen ish-të dënuarit politikë, ndërsa dha edhe arsyen se pse ky aktivitet zhvillohet pikërisht më 28 Nëntor.

Ndërkohë, pjesë e homazheve tek varrezat e martirëve ishte edhe Genti Çela, kryetari i PD-së në Pogradec, i cili shprehu urimet, por nuk komentoi arsyet pse ceremonitë nuk u zhvilluan së bashku me rivalët politikë.

Prej 5 vitesh radhazi, 28 Nëntori kremtohet i ndarë ndërmjet partive politike në Pogradec. Ndërkaq, aktivitetet për 28-29 Nëntorin pritet të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit