Një në tre gra ka përjetuar dhunë gjatë jetës së saj, qoftë kjo fizike apo psikologjike.
Në Shqipëri dhuna ndaj grave është shtuar, referuar kjo rritjes me 8.2% të raportimeve apo denoncimeve të grave të paktën gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti.
Në ditën ndërkombëtare të eliminimit të dhunës ndaj grave nisi një tur çiklistik në të gjitha bashkitë për të përcjellë mesazhin “Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave./ Topchannel