4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Bie nën nivelin e lejuar uji në Liqenin e Ohrit. Ekspertët: Ka ndikim negativ në ekosistem…

- Advertisement -

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit vazhdon të bjerë, madje duke kaluar kufirin nën minimumin e lejuar.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në liqen sot është në kuotën prej 693.09 metra mbi nivelin e detit që është 20 centimetra nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Ndryshe, niveli i ujit në liqen është për momentin një centimetër nën minimumin e lejuar të kuotës 693.10 metra mbi nivelin e detit.

Për nivelin e pafavorshëm kontribuon edhe periudha e zgjatur e thatësirave pa reshje, por më së shumti shkarkimi i tepërt i ujit dhe eksploatimi për prodhimin e energjisë elektrike përmes rrjedhave ujore të Drinit të Zi.

Luhatja e nivelit të ujit në liqen ka pasoja negative në shumë aspekte, por më së shumti është reflektuar negativisht në pjesën bregliqenore e cila është e rëndësishme për ekosistemin e liqenit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit