5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Panairi i 27-të i librit, ndahen çmime për vepra dhe autorë. Mungoi vlerësimi për veprat poetike e letërsinë për fëmijë

- Advertisement -

Gjashtë çmime dhe një diplomë mirënjohjeje janë dhënë këtë vit gjatë edicionit të 27- të të Panairit të Librit në Tiranë. Çmimi për autorin më të mirë i është dhënë Enkel Demit për romanin “I rënë nga qielli”. Ai për përkthimin i është dhënë Milena Selimit për përkthimin e veprës së Georgi Gospodinov, “Kohëstrehim”. Viola Isufaj është vlerësuar me çmimin për veprën studimore për kontributin e saj në historiografinë letrare shqipe me veprën “Zef Zorba”.

Enkel Demi, fitues i çmimit të autorit më të mirë ndihet i përkëdhelur në sedër nga ky vlerësim.

Vlerësimit e fundit nuk ishin në listën e çmimeve tradicionale që jepen gjatë Panairit nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, ndërkohë që ndryshe nga sa ishte thënë dhe pritej nuk u nda asnjë çmim për veprën më të mirë të Letërsisë për Fëmijë në shqip. Po ashtu asnjë çmim nuk u dha as për veprën më të mirë poetike.

Juria që vlerësoi veprat këtë vit përbëhej nga Anisa Ymeri, gazetare e kulturës; Ben Andoni, publicist e përkthyes; Ilir Baçi, përkthyes; Ledia Dushi, poete e përkthyese dhe Luli Sula, studiuese e letërsisë, pedagoge në UT./ Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit