5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Fshatrat e pazbuluar me potencial turistik në juglindje

- Advertisement -

Fshatrat e Devollit të Sipërm, ku peizazhi mahnitës alpin, ndërthuret me histori shekullore dhe tradita të vyera, po orientohen drejt turizmit. Banorët e hershëm të Qytezës, Arrëzës, Sinicës dhe Nikolicës, të larguar jashtë vendit kryesisht, po kthehen për të restauruar shtëpitë.

Në qytezë, ku sot dimërojnë vetëm 3 familje, shumica e shtëpive, dikur gërmadha, janë rindërtuar nga emigrantët. Interesi në rritje, sidomos i turistëve të huaj për të eksploruar natyrën e kësaj zone, ka nxitur edhe ndërtimin e bujtinave të para.

Ndërtimi i segmentit rrugor që lidh Mirasin me Arrëzën dhe më tej Sinicën me Dardhën, ka lehtësuar lëvizjen e turistëve në këto zona, të cilat, edhe për shkak të infrastrukturës, kanë mbetur me vite të pashfrytëzuara.

Zhvillimi i agroturizmit dhe turizmit të natyrës në zonën e Devollit të Sipërm, e cila mund të shfrytëzohet edhe për sporte dimërore, pritet të pasurojnë ofertën turistike për vizitorët që zgjedhin juglindjen.

Klan News

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit