9.5 C
Pogradec
9.6 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
9 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Korçë/ Bonusi i bebeve, deri tani janë ndarë 665 çeqe për fëmijët e lindur…

- Advertisement -

665 nëna që kanë lindur fëmijët në maternitetin e Korçës kanë përfituar këtë vit bonusin e bebeve. Programi i Qeverisë Shqiptare për mbështetjen financiare për të gjitha familjet shqiptare që sjellin në jetë një bebe zbatohet që prej 1 janarit 2019.

Me lindjen e foshnjës, jepet menjëherë çeku me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e lindur të parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

​Përfitimi i këtij bonusi është ndihmesë e madhe për familjet për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të ardhjes në jetë të një foshnje.

Në Maternitetin e Korçës, që prej fillimit të vitit janë shënuar 665 lindje, prej të cilave 369 me operacion dhe 296 kanë qenë lindje normale. Nga lindjet normale, 131 kanë qenë vajza dhe 165 djem./ RTSH

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit