Shqetësimi i kësaj nëne është thirrja e çdo prindi që ka fëmijë nën 18 vjeç e që përpiqet fort që ta mbajë larg duhanit, produkteve të tij apo substancave narkotike, por që duket se lufton me mullinjtë erës për sa kohë ato tregtohen pranë shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme dhe askush nuk i ndalon.
Produkte të reja me përmbajtje nikotine pa aromë që vështirësojnë identifikimin e tyre dhe që shumë prindër as nuk i njohin, qarkullojnë në treg madje në pikat ambulatore pranë shkollave.
Në Suedi dhe Norvegji ato përdoren nga persona që duan të heqin dorë nga duhanpirja dhe nuk lejohen për të rinjtë nën 18 vjeç.
“Tek të rinjtë shkakton dëme të mëdha pasi i bën të varur ndaj nikotinës, por shkakton dëme në trurin e nxënësve duke humbur përqendrimin”, tha Roland Shuperka, ekspert për kontrollin e duhanit.
Pikërisht për shkak të produkteve të reja të duhanpirjes në treg në 1 shtatori hyri ligji me disa ndryshime sipas të cilit ndalohet për tregtim Snusi dhe produktet në formë menteje apo çamçakëzi me përmbajte nikotine dhe po kështu produkte të tjera si duhani, cigare elektronike shisha, nargjile e të tjera ndalohet të tregtohen pranë shkollave dhe për persona nën 18 vjeç.