5.3 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
5.9 C
Bilisht
6.8 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Kryebashkiaku socialist i Devollit paraqitet në SPAK! U mor i pandehur se licensoi karburantin, ndërtim pa leje! Eduard Duro: Do flas një herë tjetër

- Advertisement -

Tirane- Dy javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

“Do të flas një herë të dytë’ u tha gazetarëve Duro pasi doli nga SPAK

Duro u mor i pandehur nën akuzën “shpërdorim detyre”. Komunikimi i akuzës iu bë pasi kryetari i Bashkisë licensoi një biznes karburanti që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër.

 Në lidhje me këtë çështje, Duro në një reagim zyrtar u shpreh se sektori i tatim taksave ka dhenë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

“Në lidhje me lajmin e dalë, Eduard Duro shprehet : Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie.”

Burimi: Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit