5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

12 vite mungesë/Rikthehet basketbolli në Pogradec. Ja kush është përbërja e skuadrës

- Advertisement -

Pas 12 vitesh mungesë, më saktë pas shkrirjes së skuadrës profesioniste të basketbollit në vitin 2012, në Pogradec që prej datës 12 tetor ka filluar të luhet sërish ky sport i cili ka qenë shumë i dashur ndër vite për këtë qytet ku arritja më e madhe ka qenë në vitin 1994 kur skuadra e basketbollit të Pogradecit e quajtur asaj kohe “Adelin” u shpall kampione e Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Ilir Luarasi dhe lojtarëve si Gëzim Serdari, Artur Arapi, Artan Kuqo, Nesti Binishi, Genti Llakmani, Sokol Niçi, Fatjon Allteni, Arjan Manosopi, Klement Llakmani, Leonard Janku, Ferdinand Sharra e Prenush Kostallari.

Pas 12 vitesh nisur së pari nga mungesa e basketbollit profesionist prej kaq shumë kohësh, dëshira e ish lojtarëve dhe tifozëve që kishin përjetuar magjinë e lojës së dhuruar dhe titullit të fituar në vitin 1994 dhe me mbështetjen e Qendrës Multifunksionale u hodh ideja e rikthimit të këtij sporti e cila më 12 tetor u bë reale dhe zyrtare ku skuadra e quajtur tashmë “Pogradeci Basket” zhvilloi ndeshjen e parë kundër Skënderbeut të Korçës.

Drejtimi i skuadrës i është besuar ish basketbollistit kampion të ekipit “Adelin” dhe kombëtares shqiptare për më tepër një qytetari model si Gëzim Serdari. Serdari shpreson që skuadra të ketë një arritje të konsiderueshme në këtë sezon dhe mbi të gjitha ndërthurja e lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve që konsiderohen talente të japë më shumë fryte tek rritja si lojtarë e këtyre të rinjve. Përbërja e kësaj skuadre ka këta emra: Kristi Ndini, Uili Serdari, Ersi Spahi, Luis Kume, Eraldi Gusho, Besjan Selimaj, Naum Berberi, Oresti Xhafa, Alesio Ruvina, Sotiraq Krëste, Eljon Çite dhe tre amerikanët Snell, Lamont e Leithart.

Kjo skuadër e sapo krijuar në fakt duket se do të dojë kohën e mjaftueshme që të konsolidohet si grup dhe të ketë një harmoni mes lojtarëve të vjetër dhe atyre që konsiderohen si talente në mënyrë që të vijnë edhe rezultatet. Interesante por edhe kënaqësi është të shihje se në ndeshjen e parë kundër Skënderbeut pati edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh, rreth 150 të cilët blenë biletën për të ndjekur skuadrën e qytetit e ndoshta disa për të rindjerë emocionet që kanë përjetuar në vitet e arta të dhuruara nga skuadra Adelin 30 vite më parë.

Shpresojmë që Pogradeci Basket nën drejtimin e Serdarit që e njeh mirë suksesin, miksit të lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve të bëjë një sezon të mirë e ti dhurojë sërish emocione të forta spektatorit pogradecar.

✏️REDI DANDALLAKU

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit