5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Si u tall bashkia Pogradec me rritjen e pagave! Specialistja: “Jam më e kualifikuar se përgjegjësi i sektorit, por paga ime u rrit shumë më pak se ai!”

- Advertisement -

Rritja e pagave, e shumëreklamuar në administratën publike, duket se nuk ka pasur efektin e pritur. Përveç dyfishimit të pagave të titullarëve të Bashkisë Pogradec, të gjitha pozicionet e tjera kanë përfituar vetëm një rritje minimale. Një specialiste në këtë bashki, që preferon të mbetet anonime, deklaroi se rritja e pagës së saj ishte më pak se 4000 lekë – një rritje që ajo e konsideron një tallje të hapur.

Specialistja shprehet se, pavarësisht nivelit të saj të lartë të arsimit dhe kualifikimeve, paga e përgjegjësit të sektorit, që ka më pak kualifikime, është rritur ndjeshëm më shumë. Sipas saj, kjo e përul pozicionin e specialistëve, ndërsa thekson se punën më të ngarkuar e bën administrata dhe jo titullarët.

Në këto kushte, bie në sy dyfishimi i pagës së kryetarit të bashkisë, pa përfshirë përfitimet e tjera që vijnë nga funksioni i tij. Duket se propaganda ka arritur një kulm të ri, duke përdorur në emër të saj edhe ata pak punonjës të ndershëm që shërbejnë në institucionet publike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit