4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Piranjat i “qepen” Pogradecit. Gjobat absurde të AKUM. Bizneset në Pogradec ngrenë protestë

- Advertisement -

POGRADEC- Para një jave ju treguam se si bizneset përgjatë vijës bregdetare ne vend gjobiteshin në mënyrë arbitrare nga AKUM, pasi kundërshtonin vendosjen e impiantit të ujërave të ndotura. Ky udhëzim nuk përjashtoi as Pogradecin, qytet i cili ka impiant të trajtimit të ujërave të ndotura, që nga viti 2009.

Për të kundërshtuar këtë absurditet, dy ditë më parë bizneset e gjobitura, të cilëve iu kërkohet vendosja me çdo kusht e një impianti përmbi impiantin ekzistues, kërkuan një takim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kjo e fundit dergoi në Pogradec zevendës ministrin, zotin Ami Kozeli.

Në hyrje të mbledhjes, zv. ministri nuk na tha asnjë fjalë për këtë vendim arbitrar, por bizneset e atjeshme kishin vërtet shumë për t’i thënë.

“Ne kërkojmë që Pogradeci të bëjë përjashtim nga ky akt, përderisa nuk ekziston ai problem dhe ka impiant. Na thanë që do e marrin parasysh, ndoshta u ka shpëtuar që ky qytet ka impiant të trajtimit të ujërave.”

Po me ato gjoba që janë vendosur deri më tani, çfarë do të bëhet?

 “Kjo ishte një dëgjesë publike, që gjithë bizneset shprehen këndvështrimet e tyre lidhur me çfarë kishin. Ne i dëgjuam…

-Pra, keni gabuar deri më tani, përderisa i keni vendosur gjoba?

-Jo, ne nuk po vendosim gjoba padrejtësisht. Faleminderit.”- tha Kozeli.

Mbase për gjobat, një përgjigje më të saktë mund të na e japë ai që i vendos, drejtori i AKUM, Klevis Jahaj.

“Është një akt normativ. Kemi ardhur me shqetësim biznesesh, morëm shqetësimin. Do t’i diskutojmë, me personat, me Ministrinë dhe patjetër që do vimë prapë te bizneset. Gjobat janë vendosur sipas ligjit. Nuk më ndalon dot mua, se kam punë”

Në fakt në nuk ju ndalojmë dot, por gjykata duhet ta ndalojë me patjetër këtë..

Burimi: Piranjat

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit