Kërcënimi i gazetarit Armand Braho, veprim i kundraligjshem dhe rrezik për lirinë e medias!
Pas protestës pesë mujore të bizneseve bar-restorant dhe hoteleri në Pogradec, përfaqësuses të prefekturës dhe bashkisë Pogradec, në prezencë të zv Ministrit së Energjisë, zhvilluan një takim me dyer të mbyllura me bizneset e prekura nga akti normativ.
Refuzimi i medias në këtë takim e cila i ka shërbyer gjatë kësaj periudhe kësaj kauze nuk i shërben transaprencës dhe interesit publik i cili preket drejpërdrejt nga vendimet e marra në errësirë të plotë.
Kërcënimi dhe ofendimi gazetarit të TV Report Armand Braho është i pa preçedent dhe tregon nervozizmin dhe sikletin ku ndodhen shumë zyrtarë të bashkisë pas skandaleve të njepasnjëshme.
Si Anëtar i Këshillit Bashkiak, do përpiqem të zbardh këtë takim dhe ta komunikoj me përfaqësuesit e medias, duke siguruar që ky precedent të mos ripërsëritet.