2.9 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
0.9 C
Maliq
3.8 C
Liqenas
Saturday, December 14, 2024

Degradon rruga e brendëshme e fshatit Gështenjas, investimi u krye vetëm 2 vite më parë. “Banorët: Protestuam dhe nuk na dëgjoi njeri…”

- Advertisement -

Rruga e brendëshme në fshatin Gështenjas, edhe pse u riparua dy vite më parë pas shtrimit të kanalizimeve, duket se është amortizuar plotësisht. Gropa të mëdha, plasaritje në strukturë dhe shkatërrim duket se ka mbetur si dhuratë për banorët e zonës, të cilët përgjatë kryerjes së punimeve dolën disa hërë në protestë, duke paralajmëruar pikërisht situatën aktuale. Sipas tyre në atë kohë punimet po bëheshin pa cilësi nga kompania. “Protestoj se po hamë tymin dhe punimet janë me cilësi të dobët, le të dalë njëri që di nga ndërtimi dhe të thotë, ja e pe si prishet dhe me këmbë, kjo është puna, firma i prishi me kamionë”, tregon banori. – 30 Tetor 2022

Por përfundimisht sot rruga e amortizuar në nivele të larta, krijon probleme tek mjetet që përdroin këtë rrugë, apo në raste të tjera balta dhe tymi i bëhet për mik banorëve.

Në atë kohë vetë nën kryetari i Bashkisë, garantoi se punimet do të ishin të mira dhe brënda parametrave. “Po implementohet projekti, të gjitha rrugët me asfalt dhe janë dëmtuar, duhet të rikthehen në gjendjen e mëparshme, banorët kanë pretendime për cilësinë, Bashkia dhe supervizorët do kryejnë testimet e nevojshme për të parë cilësinë dhe kompania do bëj të gjitha punimet sipas standarteve”, u shpreh Paskalino Ziko, nën kryetar i bashkisë Pogradec. – 30 Tetor 2022

Në këto kushte dy janë gjërat që banorët kërkojnë nëpërmjet redaksisë së Pogradecipress.al, përgjegjësia për punimet e degraduara dhe riparimi sa më i shpejtë i rrugës. Në denoncimin e ardhur në redaksi shkruhet: “Pershndetje, hajde shikoni rrugn e zervskes si esht katandisur. protestuam para dy vitesh dhe nk na dgjoi njeri edhe nenkryetari erdhi na dha fjaln dhe rruga u katandis simos me keq.”

Ky artikull u referua ne publikimin e Shqiptarja.com: https://shqiptarja.com/lajm/pogradec-banoret-e-geshtanjasit-ngrihen-ne-proteste-firma-qe-ka-hapur-kanalet-e-ujerave-te-zeza-ka-demtuar-rrugen-ta-riktheje-ate-ne-gjendjen-e-meparshme

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit