Kanë kaluar vetëm 11 javët e para të superligës dhe Skënderbeu duket se është ndëshkuar shumë me kartonë të verdhë dhe të kuq, ndërkohë që në vetëm 11 javë numërohen plot 31 kartonë të verdhë dhe të kuq. Pezullimet nga kartonët tashmë janë në “modë” për Skënderbeun, ndërkohë që në javën e kaluar vetëm për shkak kartonësh munguan Prençi dhe Janaqi, ndërsa këtë të diel në Shkodër mungon Bismark që numëron 4 të verdha.
Në total Skënderbeu është ndëshkuar 28 herë me kartonë të verdhë në 11 javë më shumë se 2.5 kartonë për ndeshje, ndërkohë që në kaq javë janë dhënë tre kartonë të kuq për Skënderbeun.
Janë pot 15 lojtarë që deri tani janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe listën e kryesojnë Janaqi dhe Bismark me nga 4 të verdha. Përsa i përket kartonëve të kuq tre futbollistët e ndërshkuar janë Rabiu, Prençi dhe Vaskez. I vetmi që rrezikon në ndeshjen e sotme në Shkodër, nëse merr të verdhë, është Erolind Krasniqi që ka 3 të verdha.
Të shohim në javët në vazhdim, por Skënderbeu duhet të ulë ritmin e kartonëve. Më poshtë sjellim edhe kartonët e verdhë dhe të kuq të Skënderbeut në 11 javë të luajtura deri tani./ Korcaboom