5.6 C
Pogradec
5 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
4.6 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Korçë/ Këtë vit ulje të nivelit të mjaltit, Kosturi: Shkak temperaturat e larta, u dëmtua pjalmi…

- Advertisement -

Temperaturat e larta të verës kanë ndikuar negativisht në prodhimin e mjaltit, pasi pjalmimi i luleve u dëmtua nga e nxehta gjatë sezonit të kullotjes së bletëve. Rreth 20-25% mjaltë më pak u mor këtë vit në nivel qarku, ndërsa çmimi duket se nuk ka ndryshuar, edhe pse prodhimi ka qenë më i ulët.

Në Qarkun e Korçës numërohen rreth 52 mijë familje bletësh, ndërsa sipas Kosturit, numri i bletarëve nuk ka pësuar ndryshim. Megjithatë, nëse kushtet atmosferike do të ndryshojnë, numri i bletarëve mund të ulet, pasi kostot do të rriten dhe fitimi për ta do të ulet.

Ndërsa muaji tetor konsiderohet si fillimi i dimrit për bletët, Kledian Kosturi jep këshillat për këtë proces të rëndësishëm.

Një kg mjaltë në treg momentalisht shitet me 2000 deri në 2500 lekë, ndërsa një familje blete jep më shumë se 10 kg mjaltë. Qarku i Korçës është një nga qarqet me prodhimin më të madh të mjaltit në vend, ku kompani të ndryshme private e eksportojnë produktin në tregje të ndryshme ndërkombëtare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit