20.3 C
Pogradec
20.9 C
Korçë
20.3 C
Bilisht
21 C
Ersekë
20.1 C
Maliq
21.1 C
Liqenas
Saturday, June 20, 2026

Sigurimi i druve të zjarrit, bie çmimi i shitjes dhe kërkesa nga banorët

- Advertisement -

Qytetarët e Qarkut Korçë vijojnë të sigurojnë lëndën drusore për ngrohje në dimër. Për një pjesë të konsiderueshme, kjo ngelet një ndër alternativat më të mira për të përballuar temperaturat e ulëta gjatë dimrit.

Nga ana tjetër administratorët e pikave ku tregtohet lënda drusore thonë se çmimi i shitjes këtë vit është ulur dhe aktualisht një metër kub dru ahu shitet me 2 mijë lekë, ndërsa një metër sterë kushton 5 mijë lekë, krahasuar me 2200 lekë kubiku dhe rreth 6 mijë lekë metri një vit më parë.

Pavarësisht rënies së çmimit, ata thonë se dhe interesi i qytetarëve për të blerë dru ka rënë dhe deri tani është rreth 50 përqind e popullatës që kanë siguruar dru./ Rtsh.korca

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit