20.3 C
Pogradec
20.9 C
Korçë
20.3 C
Bilisht
21 C
Ersekë
20.1 C
Maliq
21.1 C
Liqenas
Saturday, June 20, 2026

Prezantohet në Universitetin “Fan S. Noli” projekti me temë “Shfrytëzimi i mjeteve alternative digjitale për heqjen e pengesave në qasjen e të rinjve drejt arsimit të lartë”

- Advertisement -

U PREZANTUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PROJEKTI NDËRKOMBËTAR-HAWKING

Në mjediset e bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, u prezantua projekti ndërkombëtar “Shfrytëzimi i mjeteve alternative digjitale për heqjen e pengesave në qasjen e të rinjve drejt arsimit të lartë” – HAWKING.

Ky projekt sipas koordinatores institucionale, dr. Erinda Papa synon të promovojë gjithëpërfshirjen në arsimin e lartë, duke lehtësuar kalimin nga arsimi i mesëm për studentët me aftësi ndryshe dhe grupe të tjera të cenueshme.

Fakulteti vlerëson veçanërisht këtë nismë, jo vetëm për përfshirjen e stafit akademik në projekte me përmasa ndërkombëtare, por edhe si një njohje e përkushtimit dhe e përpjekjeve të tyre të vazhdueshme në përmirësimin e institucioneve arsimore.

Sipas koordinatores takimi përmbushi një nga objektivat kryesore të projektit HAWKING shpërndarjen e brendshëm, duke forcuar transparencën dhe bashkëpunimin në komunitetin akademik.

Prezantimi synon të afrojë pjesëmarrësit me veprimtaritë e projektit dhe të nxitë angazhimin e tyre aktiv në arritjen e qëllimeve të tij.

Projekti HAWKING, i financuar nga programi Erasmus+, kontribuon në përmirësimin e qasjes digjitale dhe në rritjen e mundësive arsimore për studentët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Kështu, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë bëhet pjesë e këtij bashkëpunimi ndërkombëtar, i cili synon të krijojë një mjedis arsimor më të hapur dhe gjithëpërfshirës.

+7

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit