Krimi kibernetik ka pësuar një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit, por ndërkohë është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për denoncimin e këtij lloj krimi. Vetëm në ditët e fundit, në Elbasan ka pasur dhjetëra denoncime nga shkollat për krijime të profileve false denigruese në rrjetet sociale.Kryesisht të rinjtë përdorin profile false për kërcënime me qëllim përfitime monetare. Më të prekurat nga këto lloj kërcënimesh janë vajzat, por tashmë kërcënimit online nuk po i shpëtojnë as të miturit. Llojet e kërcënimeve në shumicën e rasteve kanë përmbajtje seksuale./ Topchannel