3.7 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2 C
Bilisht
2.6 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Pogradeci mundet në Peshkopi nga Korabi me shifrat 3-1

- Advertisement -

Pogradeci mundet në Peshkopi nga Korabi me shifrat 3-1

Pogradeci u mund këtë të mërkurë me shifrat 3-1 nga Korabi në fushën e dibranëve në javën e dhjetë të kategorisë së parë, ndeshje e cila u luajt në orën 14:00 në stadiumin Korabi në qytetin e Peshkopisë.

Fillim i mirë i lojës për pogradecarët ku ishin ata që prodhuan lojë të shpejtë me iniciator kryesor të aksioneve mesfushorin nigerian Danladi i cili tentonte të çante lojën në mes si dhe hapjet në krah për sulmuesin e krahut të majtë Alidemën i cili u kthye në rrezik për mbrojtjen dibrane me inkursionet e tij. Nga ana tjetër Korabi i mori aksionet më qetësisht dhe zhvilloi një lojë më të ngadaltë por efektive në pasimet e shkurtra sidomos nga krahu i djathtë.

Në minutën e 28-të vjen goli i parë i sfidës ku pas një krosimi nga e djathta Kryemadhi kërcen lart mbi kundërshrët dhe godet me kokë duke e çuar sferën në rrjetë për 1-0.

Edhe pas golit të pësuar loja e pogradecarëve nuk pësoi rënie por ata u hodhën në sulm ku në një moment pretenduan edhe për penallti pasi dyshuan për një kapje të topit me dorë në zonë nga kundërshtari por gjyqtari nuk mendoi kështu. Goli i barazimit nuk vonoi dhe erdhi në minutën e 41-të ku pas një krosimi nga krahu i djathtë në zonë është Alidema që përfiton dhe me një goditje të fortë dërgon topin në rrjetë për 1-1 duke barazuar rezultatin. Liqenorët patën edhe një rast tjetër me Kastratin ku mbrojtësi i vetëm përballë Qyranit godet me të majtën por e ndal gardiani i dibranëve.

Me shifrat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë pogradecarët sulmuan më së shumti në krahun e djathtë me Kazim e Këndezin të cilët kalonin mirë në krah por krosimet në zonë lanë për të dëshiruar. Ndërkohë Korabi nuk mundi të pajtohej me barazimin dhe në të 61-ën do të kalonte në avantazh me autor Reçin, ndërsa për golin e tretë mendoi Sina në minutën e 71-të.

Pas pesë minutave shtesë gjyqtari vërshëllen dhe i jep fund sfidës e cila u mbyll me shifrat 3-1 për dibranët.

Skuadra liqenore në pesë ndeshje të luajtura jashtë fushe nuk ka arritur të marrë asnjë pikë.

✏️REDI DANDALLAKU

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit