Ndoqa me shqetësim fyerjet banale në adresë të anëtarit të Këshillit Bashkiak Pogradec, z.Arbër Male (zgjedhur me votë) nga administratori i Njësisë Velçan (i pazgjedhur me votë).
Fakti që Arbri është një nga këshilltarët e zëshëm opozitarë, sigurisht që ka shqetësuar sojin patronazhist të ofiqarëve arrogantë.
Vendosur aty si meritë të vetme, vota në këmbim të thasëve të miellit, tipike për personazhe të tillë që rreken të mendojnë se arrogancën dhe fodullizmin mund ta aplikojnë tek kushdo.
Para pak ditësh isha në Velçan ku pata fatin të takoj njerëz të cilëve fisnikëria u lexohet në sy. Kjo e bën edhe më të dhimbshme faktin se nga ç’drejtues qeverisen.
Prandaj Arber, edhe një arsye më shumë që çdo zë i arsyeshëm të bëhet bashkë, përtej llogoreve të partizave, por me një parti të vetme, Pogradecin :))