Thirrje për reagim urgjent nga ana e Bashkisë Pogradec, të shkarkohet Ilia Mani!
“Mos lejoni që t’i kapim topat administratorit…”
Mbrëmjen e sotme në një komunikim elektronik nëpërmjet rrjeteve sociale, këshilltari i Këshillit Bashkiak Pogradec z.Arbër Male është atakuar dhe ofenduar nga Administratori i Njesisë Administrative Velçan Ilia Mani, pas denoncimit që Male bëri për një investim publik të stopuar në zonën e Velçanit. Në komunikimin e administratorit të emëruar nga Bashkia e Pogradecit, del në pah një gjuhë vulgare, e padenjë, fyese dhe aspak profesionale për një funksionar publik i cili duhet të japë llogari para personave të zgjedhur. Administratori fton këshilltarin t’i kapi topat kur të përfundoj investimi.
Duket se i emëruari nga Bashkia e Pogradecit, nuk njeh limitet e detyrës, komunikimin dhe aq më tepër ka vështirësi në të shkruar, pasi konstatohen problematika të shumta. Në këto kushte, duke u përballur me një reagim të tillë, ku tentohet të intimidohet një i zgjedhur nga një mëkëmbës i administratës, në mënyrë urgjente duhet të kryhet SHKARKIMI nga funksioni për të. Koha e njerëzve që kthejnë një institucion në një pronë private, koha e personave që fyjenë dhe ofendojë, e funksionarëve që nuk keqpërdorin detyrën ka marrë fund!
Ilia Mani sa për sqarim është administrator në një njesi të Mokrës, ku dhe nga KLSH janë evidentuar shkelje të shumta, ku banorët e zonës shpesh herë denoncojnë se administratori i tyre dyshohet se detyron stafin e administratës të punojnë në biznesin e tij privat. Ky administrator përfaqëson një ndër zonat më pa investime në Bashkinë e Pogradecit.
Z.Male me të drejtën që i jep ligji dhe vota e dhënë nga qytetarët mund të raportojë për çdo investim publik, i cili është pezulluar apo nuk është bërë siç duhet. Në këtë situatë i bëhet thirrje kreut të Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli, të kryej lirimin e menjëhërshëm nga detyra për administratorin e Velçanit, për gjuhë fyese ndaj përfaqësuesve të zgjedhur. Mokra është një zonë që ka njërëz me taban, tradita dhe kulturë dhe nuk mund të administrohet nga persona që fyejnë dhe poshtërojnë të zgjedhurit, banorët dhe vëtë zonën.
Çdo investim publik duhet kaluar në një lupë, pasi shumica e tyre kanë probleme dhe personat përgjegjës duhet të përballen para qytetit dhe drejtësisë. Patjetër do jetë rrugë e gjatë me ligjin nëse administratori Ilia Mani nuk shkarkohet nga detyra, sot e në vazhdim do të qëndrojmë përballë këtij fakti.
Reagim nga Armand Braho

