4 C
Pogradec
3.6 C
Korçë
2.4 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Pogradeci ia del me vështirësi kundër Valbonës/Fiton minimalisht me supergolin e Kasmollarit

- Advertisement -

Pogradeci ia del me vështirësi kundër Valbonës/Fiton minimalisht me supergolin e Kasmollarit

Në javën e nëntë të kategorisë së parë Pogradeci u përball me Valbonën e Tropojës në “Pogradeci Stadium”, sfidë e cila u fitua me rezultatin minimal 1-0 nga liqenorët të cilët u ngjitën në kuotën e 12 pikëve përkatësisht në vendin e shtatë të tabelës.

Një fillim i mirë i ndeshjes nga pogradecarët të cilët e nisën me sulme sidomos nga krahët me Pengun e Kazim ku që në minutat e para një top i nisur mirë nga mesfusha për Panadiç në sulm bën që kroati të fitojë duelin me Mashin e më pas të driblojë edhe portierin duke e goditur sferën drejt portës por në limite e largon kapiteni i tropojanëve Mashi duke e çuar në këndore. Dy raste të tjera do të vinin më pas me Kazim që driblon nga e majta dhe duke iu afruar 16 metrave godet me të majtën por i vëmendshëm portieri Hoxha. Pak minuta më vonë do të ishte Alidema i cili tentoi portën me një goditje të fortë dhe vertikale nga e djathta por sfera shkoi vetëm pak mbi traversë.

Liqenorët e gjetën shpejt avantazhin, ekzaktësisht në të 13-ën minutë me një supergol të Kasmollarit që ekzekutoi një goditje dënimi nga rreth 20 metra me të majtën dhe e dërgoi në rrjetë, një gol për kopertinë ky i mesfushorit pogradecar.

Me shifrat 1-0 dhe raste të pakta të krijuara nga Valbona do të mbyllej edhe pjesa e parë.

E dyta fillon sërish me sulme nga vendasit por që në këtë pjesë vuajnë nga paqartësia në sulm ku edhe Beçka i aktivizuar në të 58-ën dhe i zëvendësuar në të 85-ën për arsye dëmtimi nuk le shenjë.

Për liqenorët situata u komplikua tepër pas daljes me të kuq të Kasmollarit në të 69-ën ku nga ky karton përfituan miqtë dhe u hodhën në sulm ku me anën e krosimeve kërkuan golin e barazimit por që nuk mundën ta gjejnë dot kjo edhe për shkak të performancës së mirë dhe blindimit të mbrojtjes nga Hysenllari dhe Lila.

Liqenorët vepruan me kundërsulme ku patën tre raste të pastra shënimi me C.Pius, Panadiç e Beçkën ku rasti i C.Pius ishte më i pastri pasi mesfushori i vetëm përballë portierit nuk arriti dot ta çojë sferën në rrjetë.

Përveç këtyre tre rasteve nuk u pa një lojë efektive por vetëm një mbyllje e theksuar në mbrojtje dhe pritja e kundërshtarit në zonë ç’ka e bëri mjaft të vështirë ndeshjen dhe u diskutua rezultati pasi ishin vetëm tropojanët ata që sulmonin. Por mungesa e cilësisë në sulm nga ana e Valbonës dhe pastrimi i topvave në mbrojtje nga dyshja Lila-Hysenllari bëri që me shumë vështirësi të arrihej fitorja dhe trepikëshi.

✏️REDI DANDALLAKU

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit