4.4 C
Pogradec
5.9 C
Korçë
6.9 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
6.8 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

“Pikë Uji” merr vëmendjen e Pogradecit! Pjesëmarrje rekord në natën e parë…

- Advertisement -

Filmi i xhiruar në vitet 2022-2023 “Pikë Uji” është “rithyer” në një premierë të veçantë. Për herë të parë ai është shfaqur në sallën e kinemasë në Pogradec, ku ka marrë vëmendjen e plotë të audiencës. Ndërkohë që në këtë premierë, të pranishëm ishin edhe aktorët kryesorë të filmit, i cili është një thriller emocional që zbulon çmimin e vërtetë të pushtetit dhe dashurisë prindërore.

Për regjizorin Robert Budina, Pogradeci ishte qyteti më i veçantë për të xhiruar këtë film, pasi vetë banorët kanë qenë shumë bashkëpunues, ndërsa vetë qyteti kishte skena shumë komode. Budina premton se do të sjellë në qytetin juglindor edhe projekte të tjera, duke e kthyer Pogradecin në qytetin e Filmit.

Qetësia dhe komoditeti në sheshin e xhirimit e bënë Pogradecin të veçantë për producenten Sabina Kodra, e cila, edhe pse në 23 vjet, ka pasur mundësinë të xhirojë në pothuajse të gjithë vendin. Ajo nuk i fsheh emocionet, teksa filmi “Pikë Uji” u kthye përsëri në shtëpi.

Në dy premierat e mëdha të filmit, Klodiana Keço, aktorja në rolin e nënës së Borës, nuk mundi të ishte prezent, ndërsa shfaqja e filmit në Pogradec ishte një emocion i jashtëzakonshëm, pas kthimit nga SHBA, dhe ajo ka folur edhe për vetë skenarin.

E veçanta në këtë film ka qenë përfshirja e më shumë se 200 figurantëve nga Pogradeci, ndërsa mes tyre ishte dhe gjimnazisti Pogradecar Henri Topi, të cilit iu besua roli i “Denisit”. Edhe pse për herë të parë në sferën e kinematografisë, duket se për të ka qenë një ogur i mirë.

Premiera mbushi sallën e kinemasë së Pogradecit, ku të pranishëm ishin qytetarë të shumtë, dashamirës të kinematografisë dhe vetë protagonistë të filmit, tashmë të kthyer aty nga ku “lindi”. Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit