9.1 C
Pogradec
8.1 C
Korçë
7.3 C
Bilisht
7.8 C
Ersekë
7.2 C
Maliq
9 C
Liqenas
Wednesday, November 13, 2024

Editorial nga Eduart Bardhushi/ 10Kg qepë sa një kafe dhe një ujë pa gaz…

- Advertisement -

Nga: Eduart Bardhushi

Në tregun tonë “të famshëm” me ulje imagjinare dhe rritje reale, ndodh që prodhimi i qepës në Qarkun Korçë, të mbetet stok… dhe çfarë stoku!

10 kg qepë = për vetëm 200 lekë, tamam sa kostoja e një kafe + ujë në ndonjë lokal në qendër të qytetit…

Fermerët e Korçës që kanë derdhur djersë në tokë për muaj të tërë, tani janë duke parë prodhimin e tyre të grumbulluar si një mal “gjigant” qepësh, i cili 1 kg kushton sa një patatinë, vetëm 20 lekë.

Ndërkohë që nëpër kafene banorët diskutojnë për politikën, një thes me qepë qëndron diku në rrugët e Korçës si një mall i pavlerë.

Në këtë absurditet të realitetit, na mbetet vetëm të pyesim veten: Cili do të jetë produkti tjetër që do ta shohim të kalbet dhe mbetet stok ?!

Kur një vend zgjedh të importojë atë që mund të prodhojë vetë, dhe nuk mbështet ata që e mbajnë mbi supe këtë punë, për mendimin tim është i falimentuar…

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit