Pogradec: Shakaja që zbrazi liqenin nga pushuesit në vitin 2000, në liqen ka krokondila…
Një ndër thashethemet pa kripë e vitit 2000 për qytetin e Pogradecit, ishte se në liqen kishte një krokondil i cili ha pushuesit. Në kohët e sotme kjo shaka është gazmore, por përgjatë atyre viteve shumë pushues e morën sejrozisht thashethemin dhe braktikës liqenin, i cili sipas një kronike të TV Klan në atë kohë kishte në ditë 1.000 pushues në plazh. Në atë kohë thuhej se në brigjet e Maqedonisë, ishte lëshuar për ekperiment një çift Krokondilash, të njëjtat zëra thanë se speciet e reja ishin arratisur nga vendi i eksperimentit dhe ishin tashmë të lira në liqen.
Një lajm ky që krijoji në ato vite jo pak panik. Në kronikën e 30 korrikut 2000 të TV Klan thuhej:
“Temperaturat e larta rikthyen në liqenin e Pogradecit qindra pushues, por pushuesit nuk ishin larguar vetëm nga të ftohtit, dikush kishte përhapur thashetheme se në gjol kishte dalë krokodili. U desh kohë për t’ju shpjeguar pushuesve se krokodili nuk jeton ne ujëra të freskëta. Numri i pushuesve në një ditë të zakonshme këtu është rreth një mijë vetë.
Kjo rritje është e ndjeshme për një qytet të vogël si Pogradeci, ndaj edhe kujdesi nga rendi është shtuar si në tokë edhe në ujë. Sipas punonjësve të policisë, në zonën e plazhit nuk lejohen të hyjnë makinat. Kjo masë u mor për të ruajtur qetësinë e pushuesve. Ndërsa për të ruajtur qetësinë e atyre që lahen në liqen janë vënë patrulla policie me motoskaf./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti”
Përditësuar nga Pogradeci Press