14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Pogradec/ Dimri në prag, pensionistët: “Nuk kemi lekë të blemë drutë për ngrohje.”

- Advertisement -

Në prag të dimrit, banorët e qarkut të Korçës kanë nisur të sigurojnë lëndën drusore të nevojshme për ngrohje gjatë periudhës së ftohtë. Ngrohja me dru zjarri, sipas statistikave, është një metodë që përdoret nga rreth 4 në 5 familje. Çmimi i një metri ster lënde drusore varion nga 5 mijë deri në 55 mijë lekë për metër kub.

Duke qenë se sipas të dhënave të Censusit, pjesa më e madhe e popullsisë në qarkun e Korçës i përket moshës së tretë, këta të fundit, për shkak të pensioneve të ulëta dhe çmimeve në rritje, e kanë të vështirë të furnizohen me lëndë drusore.

Kryesisht të moshuarit thonë se do ta kishin të pamundur të blinin dru zjarri pa ndihmën e fëmijëve që jetojnë jashtë. Ata shprehen se detyrohen të kursejnë, duke ndezur zjarrin vetëm në mëngjes dhe mbrëmje.

Jashtë kamerave, menaxherët e pikave të shitjes së lëndëve drusore shprehen se çmimi këtë vit, krahasuar me një vit më parë, është më i ulët, por kërkesa për lëndë drusore ka rënë. Sipas tyre, një familjeje i nevojiten mesatarisht rreth 7 metra kub ster dru. Sipas të dhënave nga Bashkia e Pogradecit, në gjithë rrethin funksionojnë 6 pika të licencuara për tregtimin e lëndës drusore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit