11.1 C
Pogradec
10.9 C
Korçë
10.5 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Muzeu Arkeologjik i Korçës, rreth 1200 objekte të ekspozuara…

- Advertisement -

Muzeu Arkeologjik i Korçës ndodhet në qendër të qytetit, në dy banesa karakteristike korçare të fillim shek.XIX, të cilat për vlerat arkitektonike të tyre janë shpallur monumente kulture. Muzeu u krijua në vitin 1985 dhe mori formë më të gjerë e më të plotë pas organizimit të vitit 1990.

Muzeu Arkeologjik është i veçantë në llojin e vetë. Ai është përqëndruar në prehistorinë e zonës juglindore, e fillon nga periudha neolitike dhe deri në fazën e zhvilluar të epokës së hekurit. Në këtë muze janë përfaqësuar disa vendbanime të rëndësishme prehistorike si: Maliqi, Potgoria, Dunavesi, Trajani e përmbyllet me një sesion të vogël të periudhave pas prehistorike. Muzeu Arkeologjik i Korçës ka rreth 1200 objekte të ekspozuara, shumica me përkatësi nga epoka e neo-eneolitike, bronzit dhe epokës së hekurit.

Muzeu arkeologjik i Korçës u krijua në vitin 1985. Për vlerat arkitektonike është shpallur monument kulture. Ky muze është ngritur në një godinë karakteristike të shek XIX. Në të janë ekspozuar pasuritë arkeologjike të trevave juglindore të Shqipërisë, ku vendin kryesor e zë pellgu i Korçës/ Pine Albania

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit