8.1 C
Pogradec
7.4 C
Korçë
7 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
6 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Thursday, November 7, 2024

Korçë/ Sezoni i ri i mbledhjes së mollës, halli i vjetër i fermerëve! “Fermeri preu mollët, tani punon në Maqedoni…”

- Advertisement -

Muaji tetor në qarkun e Korçës lidhet me fillimin e vjeljes së frutit të mollës. Dvorani është një prej fshatrave kryesorë për kultivimin e mollëve në këtë qark. Edhe pse prodhimi këtë vit është me cilësi të lartë, favorizuar nga kushtet klimatike dhe pa dëmtime nga moti, fermerët e zonës përballen ende me koston e ulët të tregtimit të prodhimeve të tyre.

Mondi Gorica, një prej fermerëve të Dvoranit, thotë se çmimi i mollëve është ulur ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara. Ndryshe nga vitet e tjera, fermerët po magazinojnë produktin në banesat e tyre, me shpresë se çmimi do të rritet më vonë.

Bashkim Shkëmbi, një tjetër fermer, mban ekonominë e familjes së tij nga kultivimi i mollëve. Ai tregon se tregtarët kërkojnë të blejnë mollët me çmim shumë të ulët, aktualisht me vlerën 30 lekë, ndërsa çmimi i pranueshëm do të ishte mbi 40 lekë. Gjithashtu, Shkëmbi thotë se prodhimi, pasi merret nga fermerët, në qytetet e tjera shitet me pakicë disa herë më shtrenjtë.

Arjan Pllaja, një fermer i zonës, tregon se, për shkak të humbjeve të vazhdueshme nga mungesa e tregut për mollët, u detyrua të presë të gjithë plantacionin e tij. Në këto kushte, ai po shkon në Maqedoni për të punuar si punëtor në mbledhjen e mollëve, ku do të fitonte rreth 4 mijë lekë për ditë pune.

Në qarkun e Korçës janë të kultivuar rreth 4,200 hektarë mollë të varieteteve të ndryshme, duke përfshirë fuxhin, starking, golden, etj. Aktualisht, ka nisur tregtimi i cilësisë së parë të mollëve, ndërsa për cilësitë e tjera çmimi vazhdon të bjerë. Apeli i fermerëve qëndron në faktin se shteti duhet të mbikëqyrë më shumë tregun, duke mos lejuar abuzimet dhe duke vendosur kufizime për produktet e importuara.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit