Burimi: Korca Plus
Më në fund, Bashkia Maliq na sjell një lajm të mirë, por nuk bëhet fjalë për projekte afatgjata zhvillimi apo përmirësime strukturore që transformojnë qytetin… por për asfalt!
Po, po, ai asfalt magjik që gjithmonë shfaqet papritur kur afrohen zgjedhjet. Si për çudi, rrugët që deri dje ishin pluhurosur nga harresa, tani po shkëlqejnë në të zezën e tyre të freskët, gati për të lënë shenja gomat e ndonjë autobusi elektoral.
Ka nisur asfaltimi i rrugës në Vloçisht, dhe natyrisht, çuditërisht, projekti fillon “strategjikisht” nga qendra deri në varreza.
Do të asfaltohen edhe 10 rrugë të tjera në zonat më problematike të bashkisë. Problem për kë vallë ?
Për qytetarët apo për politikanët që duan të kalojnë makinat luksoze pa ndjerë gropat ?
Puna, siç na kryebashkiaku Gëzim Topçiu, sapo ka filluar. por nuk na thanë kur do përfundojë, sepse të gjithë e dimë që këto punë kanë një zakon të keq: përfundojnë gjithmonë pak para datës së zgjedhjeve.
Sa për cilësinë e punimeve…. kjo mbetet për t’u parë, ndoshta deri te zgjedhjet e ardhshme!