14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Sotiraq Filo: Pas censusit do hartojmë politika të reja, popullsia e Korçës është ulur! Ja investimet që priten…

- Advertisement -

Korça është një nga qytetet kryesore në Shqipëri, që ka përfituar ndjeshëm nga turizmi. Ky sektor i ka rritur vlerën qytetit, i cili ka një histori dhe kulturë të gjerë. Megjithatë, vitet e fundit edhe ky qytet është prekur nga rënia e popullsisë, e cila lidhet me dy faktorë kryesorë: uljen e lindshmërisë dhe lëvizjen demografike të popullsisë.

Bazuar në këtë situatë, e cila është konfirmuar edhe nga censusi i disa muajve më parë, lind domosdoshmëria për të hartuar një sërë politikash të reja në qeverisjen lokale. Politikat, sipas kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, do të fillojnë të zhvillohen pasi të dalin rezultatet përfundimtare të censusit.

Kryeqendra e juglindjes pritet të ketë një sërë investimesh të reja, duke krijuar kështu pole të zhvillimit urban për qytetin. Këto investime do ta bëjnë Korçën një ndër modelet e para në vend sa i përket zhvillimit të projekteve të këtyre përmasave. Investimet më të rëndësishme, sipas kryetarit Filo, përfshijnë: sistemin e ngrohjes përmes gazifikimit të plotë të Korçës, zhvillimin e zonës rreth stadiumit dhe ndërtimin e stadiumit të ri, si dhe ndërtimin e një spitali rajonal. Për kryebashkiakun, këto projekte do të sjellin përfitime jo vetëm për turizmin, por edhe për vendasit, duke përfshirë edhe investime në zonat rurale.

Qarku i Korçës që prej vitit 2015 ka një menaxhim të mirë të mbetjeve urbane, të cilat depozitohen në landfillin e Maliqit. Sfida e radhës është ndarja e mbetjeve në burim.

Turizmi 4-stinor tashmë është një realitet i prekshëm për bashkinë më të madhe të qarkut, ndërsa sfidë mbetet krijimi i një oferte turistike rajonale. Ndërkohë, qyteti pasurohet me veprimtari artistike dhe kulturore gjatë gjithë vitit, në të gjithë territorin e bashkisë, duke përfshirë jo vetëm Korçën, por edhe fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës, Vithkuqit, Boboshticës, Polenës, etj.

Qyteti i Korçës njihet si një nga qytetet më të bukura në Shqipëri, që gjatë gjithë vitit mirëpret vizitorë të shumtë dhe ka një kalendar të pasur aktivitetesh.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit