Pas emërimit në krye të policisë së Shtetit të Ilir Prodës, pritet që të ketë ndryshime në drejtimin e policisë në të gjithë qarqet e vendit. Edhe në Qarkun e Korçës, pritet të ketë ndryshime të drejtuesit të policisë, pozicion ky që momentalisht mbahet nga Gjovalin Loka. Dy javët e ardshme janë vendimtare për emërimin e ri të drejtuesit të policisë së qarkut, ndërsa ende nuk ka publik emra që aderojnë për të pasur këtë pozicion. Gjithsesi burime konfirmojnë që përsëri drejtues i DVP Korçë mund të jetë me shumë gjasa nga jashtë Qarkut të Korçës.
Me interes për publikun janë dhe ndryshimet e tjera që pritet të kryhet në nivel komisariatesh dhe zinxhirit policor në Qarkun e Korçës, ku kuriozitet më të lartë ka Komisariati i Pogradecit, shef i të cilit është Elton Halili, një emër i cili u bë i njohur në policinë e shtetit, pas akuzave të shumta për fshehjen e ngjarjes së Egli Progës në gusht të këtij viti.

