14.1 C
Pogradec
13 C
Korçë
13.1 C
Bilisht
13 C
Ersekë
12.1 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Korçë/ Vlerësohet në prag pensioni profesor Gjergji Papa. Universiteti i akordon mirënjohje pedagogut…

- Advertisement -

Sot në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua një veprimtari për vlerësimin e prof. as. dr. Gjergji Papa, përgjegjës i departamentit të Agroushqimit me certifikatë mirënjohjeje të shoqëruar me Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 65- vjetorit të lindjes dhe të daljes në pension.

Dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, vlerësoi profesor Gjergji Papën për kontributin e tij si drejtues Departamenti, dhe për frymën e bashkëpunimit si koleg e pedagog.

Ai çmoi vlerat dhe meritat e tij të veçanta si njeri, si specialist bujqësie dhe si mësimdhënës: “Tek Gjergji janë gërshetuar më së miri shumë cilësi e virtyte, që e ngrejnë atë në lartësinë e një njeriu punëtor, të mirë e korrekt, kërkues i komunikueshëm, serioz dhe me kompetencë profesionale. Në këtë “maratonë” të karrierës së tij 42-vjeçare prof. Gjergji Papa ia doli me sukses të japë kontributin e tij modest dhe të ngrihet në lartësinë e një specialisti profesionist dhe të një lektori shumë të mirë”.

Më pas, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i dorëzoi atij certifikatën e mirënjohjes me këtë motivacion: “Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si pedagog dhe përgjegjës i Agroushqim Unikodepartamentit të Agroushqimit në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli”.  Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit e Universitetit, stafi akademik dhe studentët me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe daljes në pension”.

Vlerësime për profesor Gjergjin, si koleg e mik i vyer, përcollën edhe prof. as. dr. Gjergji Mero, prof. as. dr. Nikollaq Roshanji etj.

Prof. as. dr. Gjergji Papa falënderoi Rektorin dhe Dekanin e Fakultetit të Bujqësisë për këtë vlerësim, njëkohësisht dhe të gjithë kolegët e miqtë me të cilët ka bashkëpunuar për vite me radhë dhe që e nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë të veçantë për të.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit