620 mijë rasat të rinj të krapit janë hedhur në liqenin e Prespës. Kjo është sasia më e lartë e rasatit të hedhur e cila nga viti në vit shënon një rritje të kësaj specie në liqenin e Prespës.
Falë kësaj iniciative të përvitshme specia e krapit nuk eshte në rrezik për zhdukje, por perkundrazi ka një rritje e cila pasqyrohet eshe nga gjuetia.
Rreth 900 kunjtal krap peshkohen në vit në liqenin e Prespës. Ndërkohë që shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut hedh një sasi më të vogel të rasatit gjithashtu peshkon nje sasi disa herë me te madhe ne vit se pala shqiptare.
Shqetesues per specialistin e peshkimit pranë Organizatës së menaxhimit të peshkimit Pustec, Kosta Trajca është ulja e numrit te subjekteve të peshkimit ku në të gjithë liqenin e Prespes janë vetëm 48 të tilla. Një shifer kjo që ka ardhur ne ulje nga viti në vit.
Krapi i Prespës është një specie e cila tregtohet në sasinë më të madhe në tregun rajonal të Korçës, ndërsa vetëm një pjesë e vogël shperndahet në vende të ndryshme të Shqipërisë. Për shkak të kapaciteteve të ulta në peshkim nuk ka pasur iniciativa për eksportim jashtë vendit.
Burimi: report tv