15.4 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
15.4 C
Bilisht
14.9 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
15.6 C
Liqenas
Monday, April 20, 2026

“Histori të vitit ‘89”/ Ekspozitë me 30 novela grafike në kuadër të marrëdhënieve Shqipëri-Rumani

- Advertisement -

U çel në qytetin e Pogradecit, ekspozita me temë ” Histori e vitit 89″. Në këtë ekspozitë u shfaqën për publikun pogradecar dhe jovetëm 30 novela grafike me tematikë sistemin dhe konfliktet e kaluara.

Daniela Stoica tregoi se kjo ekspozitë u hap në kuadër të marrëdhënieve diplomatike të pandërprera midis Shqipërisë dhe Rumanisë. Ajo theksoi se novelat në vetvete shprehin rënien e sistemit komunist në Rumani.

Sipas Stoicës, ky album është një “ëndërr dhjetori” e realizuar në kohë rekord nga artistë rumunë.

Ajo gjithashtu shprehet se me ndihmën e ambasadës rumune në Shqipëri, ekspozita do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

Pjesë e ekspozitës, në hapjen e saj, ishin turistë, vendas, intelektualë dhe qytetarë të Pogradecit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit