6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Sëmundjet e transmetueshme! Organizata e Shëndetësisë kërkon të merren masa nga qeveritë

- Advertisement -

Burimi: topchannel

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ECDC në Europë u kërkon qeverive të marrin masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme të cilat kanë pësuar një rritje të frikshme sidomos në grup moshat e reja.

Mjekët infeksionistë në Shqipëri kanë paralajmëruar prej kohësh përhapjen dhe  tendencën në rritje të SST ku përfshihen HIv/Aids , Gonorea, Sifilizi e të tjera.

Marrëdhëniet seksuale me shumë partnere  trend ky i shoqërive moderne  apo marrëdhëniet  homoseksuale i kanë rritur sëmundjet seksualisht te transmetueshme në shifra me risk të lartë aq sa kanë alarmuar dy organizmat me të rëndësishëm që merren me shëndetin e popullatës siç janë qendra europiane për kontrollin e sëmundjeve   ECDC dhe Organizata Botërore e Shëndetisë.

Njohjet ne rrjetet sociale apo turizmi seksual i reklamuar neper faqet online po ndikon ne përhapjen e këtyre sëmundjeve në vendin tonë .Rritja e përdoruesve te drogës nga ana tjetër, konsumi i saj nëpër festa   heq vëmendjen e të rinjve për të përdorur masa mbrojtëse .Në raportin e ECDC theksohet se tek të rinjtë e grup moshës 15-24 vjeç vihet re përhapjes e sifilizit dhe gonoreas me shume se pjesa e tjetër e popullatës.

Në Shqipëri ka mungesë të theksuar informacioni mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme pasi ndonëse në shkolla është futur si lëndë edukata qytetare  por  vetë nxënësit  tregojnë se kur u vjen radha këtyre temave mësuesit i anashkalojnë . Por pasojat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme nëse nuk kapen dhe trajtohen në kohë shpesh janë të rënda pasi ndikojnë në aftësinë për të mbetur shtatzënë

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit