Burimi: Korca Boom
Nëse ka një keqardhje të madhe për këtë Skënderbe, është ajo e së hënës që kaloi në “Elbasan Arena”, ku Skënderbeu po shkonte drejt barazimit me Dinamon, por doli pa gjë pas një gabimi.
Gafë, apo gabim i Marko Ramos, kjo pak rëndësi ka, por që sigurisht edhe ndodhin gabime të tilla. Madje ka qenë Skënderbeu që në shumë ndeshje edhe sezonin e kaluar, fitonte me gabimet e kundërshtarëve, ndërkohë që vjen momenti që të gabosh dhe ja vjen kjo humbje.
Të gjithë po e “kryqëzojnë” Skënderbeun në këtë moment, por nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë. Janë luajtur vetëm 5 javët e para dhe janë edhe 31 të tilla deri në fund.
Javë ka plot dhe Skënderbeu në fund të fundit është atje. Është një skuadër që tashmë do vetëm moralin të lartë dhe asgjë tjetër, sepse kthesa sigurisht që do të vijë.
Skënderbeu edhe këtë vit e themi me bindje që do të jetë “hirushja” e superligës dhe ndoshta qysh pas ndeshjes ë radhës së ditës së shtunë, të gjithë do të fillojnë të flasin ndryshe për këtë Skënderbe.
E rëndësishme është që skuadra duhet të jetë e qetë në këtë moment dhe askush, të paktën nga tifozët bardhekuq nuk duhet ta bëjë dramë.
Të gjithë duhet të jemi me Skënderbeun, sepse ka nevojë për mbështetjen tonë.
Me Dinamon, në fund të fundit të hënë ekipi nuk e meritonte humbjen. Edhe pikët do të vijnë dhe sërish ne do të jemi nesër që do të themi fjalët më të mira për këtë skuadër me plot talent dhe cilësi brenda.

