9.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
8.1 C
Ersekë
8.5 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Nga Gentian Çala/ KUKULLAT QË NUK MENDOJNË, POR FLASIN…

- Advertisement -

KUKULLAT QË NUK MENDOJNË, POR FLASIN

Mungesa e edukimit adekuat në familje dhe nëpër shkolla, po sjell një brez që i kacavirret pushtetit dhe që për meritokraci di raportin me lidershipin. Pra, nëse të pëlqen apo nëse do të arrish diçka, duhet domosdoshmërisht ti pëlqesh dikujt që është në gjendje të ta realizojë qëllimin. Raportet e rrjeteve sociale dhe teknikat e modifikimit të sjelljeve që përdoren aty po kopjohen në raportet e të rinjve me të tjerët. Qasja e prindërve, jo ndaj njohurive por ndaj suksesit, duke refuzuar të pranojnë dështimet, po dëmton qartësisht zhvillimin socio-emocional të fëmijëve. Imazhi vlen më shumë se thelbi, pëlqimi më shumë se përmbajtja.

Të menduarit kritik thuajse zëvendësohet nga të menduarit skematik dhe konkret, pa kreativitet dhe pa përpjekie për gjetjen e zgjidhjeve. Tashmë brezat e rinj, duken se u ngjajnë të vjetërve sepse në thelb kanë imitimin dhe jo kreativitetin, çka i bën që të kenë gjithmonë e më pak origjinalitet. Ne jemi dëshmitarë të ngjarjeve si ajo e ndodhur në një studio televizive para disa ditësh, ku të rinjtë nuk ishin në gjendje të identifikonin një anë/aspekt të dobët të kryeministrit të vendit.

Ishte aq qesharake dhe shokuese mërmëritja e të rinjve, saqë po të isha lider do të më vinte turp. Rrekja për ta paraqitur kryeministrin ceneshumë si të përkryer, nuk bind as kryeministrin e jo më shikuesin e emisionit. E gjitha një shfaqje që dëshmon thellësinë e humnerës ku kemi rënë dhe nga ku nuk po mundemi që të dalim. Trishtimi të kaplon kur mendon se këta do të jenë e nesërmja e këtij vendi dhe kur sjell ndërmend disa që bërtasin fort për të rinj në politikë. Ne, të cilët duam që situata të ndryshojë, që një zgjidhje e re politike ta përmbysë të keqen, u bëmë dëshmitarë të një pamje të shëmtuar ku në një banak televiziv pamë “kukulla” që nuk mendojnë po flasin. Një shoqëri e dërrmuar në vlerat, individualitetet dhe aspiratat mendoj se ka më shumë gjasa që të riciklojë të keqen sesa të ngrihet mbi të.

Gentian Çala

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit