Burimi: Korca Boom
Skënderbeu duhet të lërë pas humbjen në shtëpi me Teutën dhe të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës që luan nesër në transfertë me Dinamon.
Java e 5-të e superligës luhet sërish e ndarë në dy ditë dhe fillon sot në datën 15 shtator për t’u mbyllur nesër (të hënën) më 16 shtator.
Dita e parë javës së 5-të fillon pasditen e sotme me përballjen Egnatia-Bylis, një ndeshje që starton në orën 16:00. Po sot luhet edhe ndeshja e dytë dhe e fundit e ditës, ajo mes Teutës dhe Vllaznisë në Durrës, e cila starton në orën 19:00 të mbrëmjes.
Më pas java e 5-të vijon nesër, ditë kur luan edhe Skënderbeu.
Në orën 16:00 luhet vetëm një ndeshje dhe është ajo e Laçit, teksa kurbinasit presin Partizanin. Më pas në mbrëmje në orën 19:00 luhen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.
Dinamo-Skënderbeu është ndeshja që do të luhet në Elbasan dhe do të startojë nesër nga ora 19:00. Po në të njëjtën orë luhet edhe ndeshja e fundit, ajo mes Tiranës dhe Elbasanit. Të gjitha përballjet e kësaj jave të 5-të, duket se janë më shumë se interesante, ndërkohë që gjithë vëmendja do të jetë ditën e hënë, kur Skënderbeu do të luajë një transfertë delikate ndaj Dinamos së Ilir Dajës.
JAVA E PESTË E SUPERLIGËS
SOT 5 SHTATOR 2024
ORA 16:00 EGNATIA-BYLIS