14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Reagon i indinjuar Nesti Binishi: Nuk ka më kuptim të luash në këtë formë si në Burrel

- Advertisement -

Liqenorët kanë kontestimet e tyre mbi atë humbje që më shumë ua shkaktuan gjyqtarët, se sa e morën në fushën e lojës. Një takim që duket se s’do të kishte mbyllje në qoftë se Burreli nuk do të shënonte. Kjo realisht u pa gjatë gjithë lojës dhe vërtet liqenorët e kanë ndier peshën e një ngarkese në dëm të tyre.

Pas ndeshjes, i kontaktuar nga “Korça Boom”, është Administartori i Klubit liqenor Nesti Binishi i cili ka deklaruar: “Nuk ka më kuptim të luash në këtë formë. Kemi kërkuar të ballafaqohemi me vlera në fushë, por ja që nuk të lënë këto gjykime. Të shumta janë rastet që vërtet i kalojnë kufijtë e arsyes, por kjo nuk të lejon të tallesh me investimet kolosale që janë bërë në këtë ekip.

Ne jemi një ekip që gjithçka e kemi mbështetur tek puna dhe tek puna do të qëndrojmë, por kështu jo, nuk vazhdohet më në këto forma. I kuptojmë edhe gabimet njerëzore, por si ta kuptojmë faktin se loja dukej se s’kishte fund. Janë dhënë pesë minuta shtesë mëse normale, por të vazhdojë për 11 minuta kjo shtesë, këtë kush e shpjegon.

Edhe në golin e dytë që ne pësuam, gjyqtari ka dhënë faulle të paqëna derisa t’i shpinte kundërshtarët në zonën tonë. Po të ishte një rast në këto javë, do ta kishim më të lehtë ta kalonim, por duke parë se këto gjykime na kanë shoqëruar gjatë këtyre javëve na bën të mendojmë se ndodhemi para një situate shumë alarmante.

Kjo jo vetëm për ne, por për të gjithë futbollin. Në duam të bëjmë ivestime në futboll, por kush jep lek dhe zhgënjehet kështu, si do të veprojë më tej?!

Prandaj unë mendoj, falë edhe përvojës dhe një jete pranë sportit, që kjo situatë kudo ku ndodh duhet të eleminohet dhe të mos e shohim. Me çfarë të drejte morale mund t’ju kërkosh futbollistëve lojë kur e dimë se çfarë ndikimi kanë këto veprime mbi këta futbollistë.

Pra, ndodhemi para një situate që kërkon zgjidhje. Ne jemi ndëshkuar në këtë ndeshje me pa të drejtë dhe ata gjyqtarë që paguhen nga lekët tona, janë për të mbajtur një drejtësi në fushë dhe jo të vendosin faktet e pikëve.”

 Kjo është situatë që ka lënë një shije të keqe tek liqenorët dhe kushdo që e ka ndjekur këtë ndeshje u jep plotësisht të drejtë.

Burimi: Korça Boom

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit