7.2 C
Pogradec
7.1 C
Korçë
6 C
Bilisht
6 C
Ersekë
6.1 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Monday, March 24, 2025

Pse po largohen shqiptarët nga vendi?

- Advertisement -

Burimi: Revista Monitor

Emigrimi i shqiptarëve është një fenomen i vazhdueshëm që ka prekur vendin për dekada, duke nisur nga vitet e vështira të tranzicionit pas rënies së regjimit komunist dhe duke vazhduar deri në ditët e sotme.

Sot, largimi i shqiptarëve nga vendi vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Shqipëria, duke ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë punëtore, ekonominë dhe strukturën demografike të vendit. Ky fenomen ndikohet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë papunësinë, pagat e ulëta, korrupsionin, mungesën e mundësive për zhvillim profesional, sistemin shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve të jetesës jashtë vendit.

Revista “Monitor” është duke zhvilluar një sondazh, me anë të cilit synon të kuptojë më mirë arsyet që çojnë individët dhe familjet të largohen nga Shqipëria, si dhe efektet e këtij largimi në nivelin individual, familjar dhe kombëtar.

A janë kushtet ekonomike, problemet në sistemin arsimor dhe mungesa e stabilitetit politik faktorët kryesorë që i shtyjnë shqiptarët të kërkojnë jetë më të mirë jashtë vendit? Gjithashtu, te kuptojmë përvojat e atyre që tashmë kanë emigruar: A kanë gjetur një jetë më të mirë jashtë vendit? Si e perceptojnë të ardhmen e tyre dhe a kanë plane për t’u kthyer ndonjëherë?

Largimi i trurit, veçanërisht i të rinjve dhe profesionistëve të kualifikuar, është një shqetësim i madh për të ardhmen e vendit. Si ndikon kjo dukuri në zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë dhe çfarë masash mund të ndërmerren për të përmirësuar kushtet e jetesës në vend dhe për të inkurajuar kthimin e atyre që janë larguar?

Për të marrë pjesë në raportimin tonë, ju lutem plotësoni pyetësorin e mëposhtëm.

Ne duam t’ju sigurojmë se të dhënat tuaja janë të sigurta dhe do të lexohen vetëm nga stafi ynë, me qëllimin e identifikimit të problematikave dhe raportimit sa më korrekt të tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit