Gjykata la në burg 56-vjeçarin Nesti Zhobro, i cili u arrestua dy ditë më parë nga policia, pasi tentoi të kryente veprime të turpshme me dy vajza të mitura, 7 dhe 8 vjeçare.
Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Marisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to. Sipas dëshmive të të miturave, mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë të trupit.
Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar më herët në gjendje të lirë për vepra të ngjashme penale.