10.5 C
Pogradec
10 C
Korçë
9.6 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
9.3 C
Maliq
10.5 C
Liqenas
Wednesday, May 13, 2026

Nga Arbër Male/ Ti kthejmë sheshet në lulishte, jo në kioska!

- Advertisement -

Ti kthejmë sheshet në lulishte, jo në kioska!

Shumë herë e kam ngritur si shqetësim në Këshillin Bashkiak zvogëlimin e hapësirës publike dhe shndërrimin e tyre në kioska, peripto dhe pedana duke zënë rrugë lulishte e trotuare.

Kam kërkuar dhe do kërkoj me insistim që të identifikohen në çdo lagje hapësirat që kanë ngelur midis pallateve dhe të kthehen në parqe dhe fusha sportive për fëmijët, dhe vende çlodhëse per moshat e treta. Të gjithë në këtë qytet kanë të drejtat e tyre dhe është minimumi që mund të bëjmë për qytetarët pasi ka mungesë të theksuar të vendeve çlodhëse dhe rekreacionit midis lagjeve, ku moshat e treta duhet të kenë sa më afër hapësirat dhe fëmijët të luajnë poshtë pallateve dhe jo në trotuare dhe rrugë.

Duke marrë shkas nga zhvendosja e terminalit në periferi të qytetit, ish terminali të kthehet në një hapësirë të gjelbër ku do i jepte një tjetër pamje dhe vlerë asaj zone, dhe do jetë një alternativë për të gjithë lagjen.

Në fakt ky është edhe një premtim i Kryetarit të Bashkisë te cilin shpresoj shumë që ta mbajë fjalën për ta kthyer në park dhe jo parkim siç edhe ka filluar të funksionojë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit